Njoftim për Konsumatorët Laç, Rubik, Reps, Fushë-Kuqe
- OST sh.a. njofton se në datën 8/11/2023 në orën 04:51’ dhe 05:59’ si pasojë e motit të keq u stakuan Linjat L-110kV Ulëz – Shkopet – Laç2 – Rubik, L-110kV Ulëz – Laç1, L-110kV Laç1- Laç2 dhe L-110kV Laç1 – Fushë Kuqe, mbetën pa tension Nenstacioni Laç1 110kV, Fushë Kuqe 110kV, Rubik 110kV, Reps 110kV dhe HEC
Si rrjedhojë, në stakimin e orës 04:51’ mbetën pa tension Konsumatorët që furnizohen nga Nënstacioni Laç1 dhe Fushë-Kuqe për 2 minuta, Nënstacioni Reps për 5 minuta dhe Nënstacioni Rubik për 35 minuta.
Në stakimin e orës 05:59’ mbetën pa tension Konsumatorët që furnizohen nga Nënstacioni Reps për 5 minuta dhe Nënstacioni Rubik për 16 minuta.
Ju falenderojmë për mirëkuptimin !