Kontrata për Ndërtimin e linjës së transmetimit 400 kV ndërmjet Elbasanit dhe Qafë – Thanës (Shqipëri – Maqedonia e Veriut), është nënshkruar në 14 Janar 2021, midis OST dhe Kontraktorit “Joint Venture Mitas Energy & Doko”.
Më 14 Prill 2021, OST dhe Kontraktori “Mytilineos S.A.” Greqi, nënshkruan kontratën edhe për ndërtimin e N/st 400 kV Elbasan 3 dhe zgjerimin e N/st Fier, duke finalizuar në këtë mënyrë kornizën e kontratës të nevojshme për zbatimin e plotë të Projektit “Ndërtimi i linjës 400 kV Shqipëri – Maqedonia e Veriut”.
Ky do të jetë investimi infrastrukturor më i rëndësishëm midis Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në këto 30 vitet e fundit si dhe ura e komunikimit midis të dy vendeve.
Projekti financohet nga Qeveria Gjermane nëpërmjet bankës KfW, nga WBIF dhe OST si vijon:
- Kredi nga KfW: 50,000,000 Euro
- Granti nga WBIF: 14,000,000 Euro
- Granti nga WBIF dhe Bashkëpunimi Gjerman – Shqiptar për Zhvillim: 1,131,000 Euro
- OST: 5,000,000 Euro
- Ndërtimin e linjës së re të transmetimit 400 kV midis Elbasanit dhe Qafë – Thanës
- Ndërtimin e linjës së transmetimit 400 kV ndërmjet Elbasanit dhe Fierit.
- Ndërtimin e nënstacionit 400 kV Elbasan 3.
- Zgjerimin dhe përforcimin e nënstacionit Fier.