Njoftim për konsumatorët Bulqizë
Për stakim të Linjës 110 kV 110-20/2b Hec Cërrujë – Bulqizë, L110 – 25/a Hec Gjoricë – Bulqizë për ndërtimin e Linjës së re me dy qarqe 110 kV Burrel – Bulqizë dhe rehabilitimin e Nënstacioneve 110 kV Burrel dhe Bulqizë, në datën 13/01/2024.
1- OST sh.a. njofton se në datën 13.01.2024 nga ora 08:00 deri në orën 16:00 do të stakohet dhe tokëzohet Trakti 110 kV në Nënstacionin Bulqizë i Linjës 110 kV 110-20/2b Hec Cërrujë – Bulqizë si dhe i Linjës 110 kV 110 – 25/a Hec Gjoricë – Bulqizë. Si rrjedhojë gjatë kësaj kohe do të mbeten pa energji elektrike Nënstacionet Bulqizë, Krastë, Batër, HEC-et Deni, Martanesh, Lena, Peshk, Ballenjë, Koxheri, Stravec, Plepi, Koka, Subjekti BAS-ALB (Fabrika e Pasurimit) si dhe disa zona në rrethin Bulqizë :
Bashkia Bulqizë, Komisariati, Lagjet: Minatori, Gjeologu, Miniera e Kromit,
Ujësjellësi, Parku i Shëngjunit, Plani i Bardhë, Spitali, Fushë Bulqizë, Dragu, Zerqan, Vajkalth, Lagjja e Re, Lagje Çupë, Sallake, Mëlsu, Lugu i Thellë, Qarre, Stavec, Krastë, Gjon, Peshk, Lenë, Thekna, Miniera Karap Lika, Fabrika e Pasurimit të Kromit.
Ju falenderojmë për mirëkuptimin !