Njoftim për konsumatorët Durrës – Shijak
Ju njoftojmë se në datën 08/ 02/ 2024 nga ora 06:00 deri në orën 13:00 do të stakohet dhe tokëzohet Trakti 110 kV në Nënstacionin Rrashbull, i Linjës 110 kV Rrashbull – Spitallë (Porto Romano 2). Gjatë kësaj kohe do të mbeten pa energji elektrike Nënstacioni Spitallë (Porto Romano 2) dhe disa zona në rrethin Durrës – Shijak :
Shënavlash, Vrinë, Tregu i Makinave, Zona Industriale e Spitallës, Qyteti Rinia, Zona djathtas e hyrjes së Durrësit ( ish këneta) deri tek Nënstacioni Spitallë, Ish PTT Spitallë, Varrezat e Reja, Ish Kimike dhe zonat deri tek Hidrovori, Porto Romano, Zona e Kënetës, Zona e Burgut, Rruga “Aleksandër Goga”, ANOIL, Europetrol, Intergaz, Serat, ADC, Universiteti, Zona e Spitallës.
Ju njoftojmë se në datën 09/ 02/ 2024 nga ora 06:00 deri në orën 13:00 do të stakohet dhe tokëzohet Trakti 110 kV në Nënstacionin Rrashbull, i Linjës 110 kV Rrashbull – Sallmone (Sukth). Si rrjedhojë do të mbeten pa energji elektrike Nënstacionet; Sallmone (Sukth), Gjiri i Lalëzit si dhe disa zona në rrethin Durrës – Shijak :Shijak, 4 Rrugët, Sallmone, Fermë Sukth, Maminas, Marikaj, Shënavlash,
Kompleksi Lura, Gjiri i Lalëzit, Pjezë, Romanat, Hardhishtë.
Ju falenderojmë për mirëkuptimin !