Njoftim për konsumatorët e rajonit Shkodër dhe Burrel
Ju njoftojmë se në datën 11/03/2024 rreth orës 13:42 u stakuan linjat 110kV-19 në Shkodra1 – Vau i Dejës, Linja 110 kV-8/1 Ashta1-Vau i Dejës. Veproi mbrojtja distancionale duke u stakuar dhe Linja 110 kV Vau i Dejës -Hec Gjadër.
Si rrjedhojë, mbetën pa tension konsumatorët që furnizohen nga Nënstacionet Shkodra 1, Shkodra2, Bushat i vjetër/ri, Lezhë, Laç 2, Rubik, Rreps,Hec Lumzi.
Rajoni mori tension brenda 5 min, Nëntacioni Lezhë mori tension brenda 10 min.
Ndërsa Nënstacioni Bushat i vjetër mbeti pa tension, si dhe Linja 110 kV 8/6 Bushat-Lezhë është në avari.
Ju falenderojmë për mirëkuptimin !