Skip to content

Njoftim për konsumatorët Durrës – Shijak

Njoftim për konsumatorët Durrës – Shijak

Ju njoftojmë se, në datën 27/ 03/ 2024, nga ora 09:00 deri në orën 15:00 do të stakohet dhe tokëzohet, Linja 110 kV Rrashbull – Sallmone (Sukth), Traktet dhe Zbarrat 110 kV në Nënstacionet; Sallmone, Gjiri i Lalëzit. Gjatë kësaj periudhe kohore, do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në Nënstacionet; Sallmone (Sukth), Gjiri i Lalëzit, si edhe në disa zona të rrethit Durrës – Shijak :

Shijak, 4 Rrugët, Sallmone, Fermë Sukth, Maminas, Marikaj, Shënavlash,

Kompleksi Lura, Gjiri i Lalëzit, Pjezë, Romanat, Hardhishtë.

Gjithashtu, ju njoftojmë se, në datën 29/ 03/ 2024, nga ora 09:00 deri në orën 15:00 do të stakohet dhe tokëzohet, Linja 110 kV Rrashbull – Spitallë (Porto Romano 2), Trakti dhe Zbarrat 110 kV në Nënstacionin Spitallë (Porto Romano 2). Si rrjedhojë, do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në Nënstacionin Spitallë (Porto Romano 2), si edhe në disa zona të rrethit Durrës – Shijak :

Shënavlash, Vrinë, Tregu i Makinave, Zona Industriale e Spitallës, Qyteti Rinia, Zona djathtas e hyrjes së Durrësit ( ish këneta) deri tek Nënstacioni Spitallë, Ish PTT Spitallë, Varrezat e Reja, Ish Kimike dhe zonat deri tek Hidrovori, Porto Romano, Zona e Kënetës, Zona e Burgut, Rruga “Aleksandër Goga”, ANOIL, Europetrol, Intergaz, Serat, ADC, Universiteti, Zona e Spitallës.

Ju falenderojmë për mirëkuptimin !