Skip to content

Njoftim për konsumatorët Librazhd

Njoftim për konsumatorët Librazhd

 

Ju njoftojmë se, në datat 08 – 09/ 04/ 2024 dhe 11 – 12/ 04/ 2024 nga ora 08:00 deri në orën 16:00, do të stakohet dhe tokëzohet si masë sigurie Linja 10 kV e Fidrit 3 (Hotolisht) në Nënstacionin Librazhd, për punimet e Linjës 110 kV 110-16/3b Prrenjas – Hec Egnatia. Gjatë kësaj periudhe kohore, do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona të rrethit Librazhd :

Hotolisht, Babje, Buzgar, Drapata, Ferrë, Dragostunjë, Frarë, Gurëkuqe, Kokrevë, Gurëbardhë, Hec-i Xhyrë.

 

Njoftojmë se, në datat 12 – 13/ 04/ 2024 nga ora 08:00 deri në orën 16:00 do të stakohet dhe tokëzohet si masë sigurie Linja 6 kV e Fidrit 4 (Qukës) në Nënstacionin Prrenjas, për punimet e Linjës 110 kV 110-16/3b Prrenjas – Hec Egnatia. Si rrjedhojë, gjatë kësaj kohe, do të mbeten pa energji elektrike disa zona në rrethin Librazhd :

Qukës, Fanjë, Bërzeshtë, Kakavec, Mimojë, Plizë, Poshoshnik, Sopoti, Vranezhë, Stacioni i Trenit, Ura e Lushit, Ura e Bushtricës.

 

Gjithashtu, ju njoftojmë se, në datat 12 – 13/ 04/ 2024 nga ora 08:00 deri në orën 16:00 do të stakohet dhe tokëzohet si masë sigurie Linja 35 kV e Hec-ve; Stravaj, Stranik, Lingjaca për punimet e Linjës 110 kV 110-16/3b Prrenjas – Hec Egnatia. Në këtë periudhë kohore, do të mbeten pa energji elektrike Hec-et; Stravaj, Stranik, Lingjaca në rrethin Librazhd.

Ju falenderojmë për mirëkuptimin !