Njoftim për konsumatorët Gjirokastër dhe Tepelenë
Ju njoftojmë se, në datën 14/ 05/ 2024 nga ora 05:00 deri në orën 05:05 dhe në datën 16/ 05/ 2024 nga ora 05:00 deri në orën 05:05, do të stakohet Çelësi 110 kV në Nënstacionin Gjirokastra 2 të Linjës 110-12/1 Gjirokastra 2 – Gjirokastra 1. Si kohë e domosdoshme për hapjen dhe mbylljen e thikës 110 kV të Linjës së Nënstacionit Gjirokastra 1, do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike 2 herë nga 5 minuta në disa zona të rrethit Gjirokastër :
Lagjja Kordhocë, Lazarat, Qytet (pjesërisht), Topollaraj, Valare, Karjan, Kakoz, Këllëz, Gjat, Erind, Nokovë, Mingul, Qesorat, Dhoksat, Virua, Mashkullorë, Çepun, Zenelaj, Plesat, Prongji, Kardhiq, Fushëbardhë, Zhulat, Kaparjel, Golëm, Kolonjë, Picar, Shtëpëz, Subash, Hundëkuq, Tërbuq, Labovë, Dunavat, Instituti, Arshi Lëngo, Asim Zenel, Krinë, Saraqinisht, Tranoshisht.
Gjithashtu, ju njoftojmë se, në datën 17/ 05/ 2024 nga ora 05:00 deri në orën 05:05 dhe në datën 18/ 05/ 2024 nga ora 05:00 deri në orën 05:05, do të stakohet Çelësi 110 kV në Nënstacionin Gjirokastra 2 të Linjës 110-11/2 Gjirokastra 2 – Tepelenë. Si kohë e domosdoshme për hapjen dhe mbylljen e thikës 110 kV të Linjës së Nënstacionit Tepelenë, do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike 2 herë nga 5 minuta në disa zona të rrethit Tepelenë :
Qytet Tepelenë, Bënçë, Lekdush, Fermë, Beçisht, Dragot, Luath, Mezhgoran, Luzat, Uji i Ftohtë, Lekël, Hormovë.
Ju falenderojmë për mirëkuptimin !