Skip to content

Njoftim për avari në Linjën 400 kV Zemblak-Elbasan 2

Njoftim për avari në Linjën 400 kV Zemblak-Elbasan 2

Sot në orën 13:34, si pasojë e një vatre zjarri u stakua Linja 400 kV Zemblak-Elbasan 2, e cila u shoqërua dhe me veprime të mbrojtësve në disa Linja 110 kV, por pa ndërprerë furnizimin e energjisë elektrike të konsumatorëve. Për shkak të flukseve të larta në Linjat e interkoneksionit në sistemin e transmetimit u identifikua një rënie e niveleve të tensionit, e cila u normalizua nga OST duke marrë masa në koordinim me OSSH dhe KESH. Linja 400 kV Zemblak-Elbasan 2 rikthye në punë në orën 16:00, pas shuarjes së vatrës së zjarrit.

Ju falenderojmë për mirëkuptimin !