Skip to content

Njoftim për konsumatorët Mat dhe Bulqizë

Njoftim për konsumatorët Mat dhe Bulqizë

Ju njoftojmë se, në datën 11/ 07/ 2024  nga ora 08:00 deri në orën 16:00,  do të stakohet dhe tokëzohet Linja 110 kV 110 – 20/2 Komsi Burrel – Hec Cërrujë (Klos).  Gjatë kësaj periudhe kohore, do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në Nënstacionin Suç, si edhe në disa zona të rrethit Mat :

Suç, Posum, Batër e Vogël, Zenisht, Sukbull, Urxallë, Lagje Kolaj, Cërrujë, Kujtim, Patin, Shahinaj, Miniera Private, Gurrë e Madhe, Gurrë e Vogël, Dom, Mishtër, Rripë, Zall Rripë, Mali Lezë, Impianti Klos, Karburanti Suç, Klos, Guri i Bardhë, Xibër Hane, Xibër Murriz, Shkallë, Shulbatër, Kurdari, Kurqelaj, Skënderaj, Shulla, Mastresh, Qafë Dardhë, Gurqele, Lis, Gjalish, Vinjoll, Mallunxë, Shoshaj, Shoshaj Sipërm, Komija e Tullave, Kukaj, Bërshi, Pleshë, Fullqet, Bel, Unjate, Dars.

Gjithashtu, ju njoftojmë se, në datën 12/ 07/ 2024 nga ora 08:00 deri në orën 16:00, do të stakohen dhe tokëzohen Linjat; 110 kV 110-20/2b Hec Cërrujë – Bulqizë, 110 kV 110 – 25/a Hec Gjoricë – Bulqizë.  Si rrjedhojë,  gjatë kësaj kohe, do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në Nënstacionet; Bulqizë, Krastë, Batër dhe Hec-et; Deni, Martanesh, Lena, Peshk, Ballenjë, Koxheri, Stavec, Plepi, Koka, Subjekti BAS-ALB (Fabrika e Pasurimit), si edhe në disa zona të rrethit Bulqizë :

Bashkia Bulqizë, Komisariati, Lagjet; Minatori, Gjeologu, Miniera e Kromit, Ujësjellësi, Parku i Shëngjunit, Plani i Bardhë, Spitali, Fushë Bulqizë, Dragu, Zerqan, Vajkalth, Lagjja e  Re, Lagje Çupë, Sallake, Mëlsu, Lugu i Thellë, Qarre, Stavec, Krastë, Gjon, Peshk, Lenë, Thekna, Miniera Karap Lika, Fabrika e Pasurimit të Kromit.

Ju falenderojmë për mirëkuptimin !