Njoftim për konsumatorët Lezhë dhe Shkodër
Ju njoftojmë se, në datat 16 – 17/ 10/ 2024 nga ora 05:00 deri në orën 05:05 do të stakohet Linja 110 kV 110 – 8/6 Bushat 2 – Lezhë, si kohë e domosdoshme për hapjen dhe mbylljen e Thikës së Linjës 110 kV 110 – 7 Laç 2 – Lezhë, të Nënstacionit Lezhë. Gjatë kësaj periudhe kohore, do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike 2 herë nga 5 minuta në Nënstacionet; Lezhë, Bushat 1 dhe në disa zona të rrethit Lezhë :
Qytet Lezhë, Bashkia, Lagjja Gurra, Spitali, Policia, Fabrika Eurofish, Zejmen, Tresh, Manati, Markatomaj, Pllanë, Berzane, Kodër Mulliri, SMT, Lagjja Bonifikimi, Ishull Lezhë, Barbullojë, Hidrovori Balldre, Shëngjin, Rana e Hedhme, Kënallë, Lagjet Skëndërbeg, Frutore, Kune, Kodërmarlekaj, Sheher, Lagjja Shaljan, Rrëzë Mali, Hidrovori Grykëzezë, Malësi, Grykë Manati, Vain, Mërqi, Rraboshtë, Piraj, Kallmet, Blinisht, Fishtë, Troshan, Krajnë, Gjadër, Balldre, Torovicë, Grash, Mabë, Dajc, Dragush, Ujësjellësi Barbullojë, Gocaj, Hidrovori Ishull, Fabrika e Tullave.
Gjatë intervalit kohor të 5 minutave, do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në rrethin Shkodër :
Bushat, Ashtë, Kosmaç, Plezhë, Melgushë, Barbullush, Ranxë, Mali i Jushit.
Ju falenderojmë për mirëkuptimin !