Njoftim për konsumatorët Lezhë dhe Shkodër
Ju njoftojmë se, në datën 23/ 10/ 2024 nga ora 05:00 deri në orën 05:05 dhe në datën 25/ 10/ 2024 nga ora 05:00 deri në orën 05:05 do të stakohet Linja 110 kV 110 – 8/6 Bushat 2 – Lezhë. Gjatë kësaj periudhe kohore, do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në Nënstacionet; Lezhë, Bushat 1 dhe në disa zona të rrethit Lezhë :
Qytet Lezhë, Bashkia, Lagjja Gurra, Spitali, Policia, Fabrika Eurofish, Zejmen, Tresh, Manati, Markatomaj, Pllanë, Berzane, Kodër Mulliri, SMT, Lagjja Bonifikimi, Ishull Lezhë, Barbullojë, Hidrovori Balldre, Shëngjin, Rana e Hedhme, Kënallë, Lagjet Skëndërbeg, Frutore, Kune, Kodërmarlekaj, Sheher, Lagjja Shaljan, Rrëzë Mali, Hidrovori Grykëzezë, Malësi, Grykë Manati, Vain, Mërqi, Rraboshtë, Piraj, Kallmet, Blinisht, Fishtë, Troshan, Krajnë, Gjadër, Balldre, Torovicë, Grash, Mabë, Dajc, Dragush, Ujësjellësi Barbullojë, Gocaj, Hidrovori Ishull, Fabrika e Tullave.
Do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike dhe në disa zona të rrethit Shkodër :
Bushat, Ashtë, Kosmaç, Plezhë, Melgushë, Barbullush, Ranxë, Mali i Jushit.
Gjithashtu, ju njoftojmë se, në datat 23 – 24/ 10/ 2024 nga ora 09:00 deri në orën 15:00 do të stakohet dhe tokëzohet Linja 110 kV 110 – 8/6 Bushat 2 – Lezhë, si edhe Trakti i saj 110 kV në Nënstacionin Bushat 2. Si rrjedhojë, do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në Nënstacionin Bushat 1 dhe në disa zona të rrethit Shkodër :
Ashtë, Kosmaç, Bushat, Plezhë, Melgushë, Barbullush, Ranxë, Mali i Jushit, Biznes.
Ju falenderojmë për mirëkuptimin !