Skip to content

Njoftim për konsumatorët Elbasan

Njoftim për konsumatorët Elbasan

Ju njoftojmë se, në datën 29/ 03/ 2025 nga ora 08:30 deri në orën 16:00 dhe në datat 31/ 03 – 02/ 04/ 2025 nga ora 08:30 deri në orën 16:30, do të stakohet dhe tokëzohet Linja 6 kV e Fiderit 13, në Nënstacionin Metalurgji 4 (Balldre). Gjatë kësaj periudhe kohore, do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona të rrethit Elbasan :

Bradashesh, Pajengë, Gracen, Petresh, Jetesh, Tërbaç, Shëmhill, Balldren.

Ju falenderojmë për mirëkuptimin !