Njoftim për konsumatorët Bajram Curri, Fushë Arrëz dhe Kukës
Ju njoftojmë se, në datën 25/ 04/ 2025, në orën 12:41 janë stakuar; Çelësi në Fushë Arrëz në drejtimin e Fierzës dhe Autotranformatori në Nënstacionin Koman 400/220 kV, si edhe Linjat; Fushë Arrëz – Kukës, Fierzë – Bajram Curri. Si pasojë, gjatë intervalit kohor të 9 minutave u ndërpre tensioni në Nënstacionet; Kalimash, Tunel, Lajthizë, Fushë Arrëz, Kukës dhe në Hec-in Bele.
Për momentin, Linja Fierzë – Bajram Curri është në avari dhe vijon pa tension Nënstacioni Bajram Curri. Ekipet teknike të OST-së janë në terren dhe po kryejnë kontrollin e Linjës për lokalizimin e defektit.
Ju falenderojmë për mirëkuptimin!