Njoftim për konsumatorët Bulqizë dhe Kurbin
Ju njoftojmë se, në datën 17/ 05/ 2025 nga ora 07:00 deri në orën 08:00 dhe në datën 18/ 05/ 2025 nga ora 14:00 deri në orën 18:00, do të stakohet dhe tokëzohet Linja 110 kV 110 – 25/a Hec Gjoricë – Bulqizë. Gjatë kësaj periudhe kohore, do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në Nënstacionet; Bulqizë, Krastë, Batër dhe në Hec-et; Deni, Martanesh, Lena, Peshk, Ballenjë, Koxheri, Stravec, Plepi, Koka, Subjekti BAS-ALB (Fabrika e Pasurimit), si edhe në disa zona të rrethit Bulqizë :
Bashkia Bulqizë, Komisariati, Lagjet: Minatori, Gjeologu, Miniera e Kromit,
Ujësjellësi, Parku i Shëngjunit, Plani i Bardhë, Spitali, Fushë Bulqizë, Dragu, Zerqan, Vajkalth, Lagjja e Re, Lagje Çupë, Sallake, Mëlsu, Lugu i Thellë, Qarre, Stavec, Krastë, Gjon, Peshk, Lenë, Thekna, Miniera Karap Lika, Fabrika e Pasurimit të Kromit.
Gjithashtu, ju njoftojmë se, në datat 15 – 17/ 05/ 2025 nga ora 07:30 deri në orën 17:00, do të stakohet dhe tokëzohet degëzimi Bejnë, i Linjës 6 kV të Fidrit Klos 2 në Nënstacionin Suç. Si rrjedhojë, do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona të rrethit Kurbin :
Klos, Shulbatërr, Bershi, Patin, Pleshë, Cërrujë, Fullqet, Bel Unjatë, Dars.
Ju falenderojmë për mirëkuptimin !