Njoftim për konsumatorët Elbasan
7-13 nëntor 2025
Ju njoftojmë se, në datat 7-13 nëntor 2025 nga ora 08:00 deri në orën 08:30 dhe nga ora 16:30 deri në orën 17:00, do të stakohet dhe tokëzohet Linja 10 kV e Fiderit Llixha në Nënstacionin Cërrik. Gjatë kësaj periudhe kohore, do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona të rrethit Elbasan :
Gjergjan, Jagodinë, Muriqan, Thanë, Gjonme.
Gjithashtu, ju njoftojmë se, në datat 7-13 nëntor 2025 nga ora 08:00 deri në orën 17:00, me përjashtimin e datës 9 nëntor 2025, do të stakohet dhe tokëzohet degëzimi Kështjella dhe kabina Gjonme 2, e Fiderit Llixha në Nënstacionin Cërrik. Si rrjedhojë, do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në Lagjen Kështjella, Cërrik të rrethit Elbasan.
Ju falenderojmë për mirëkuptimin !
