Njoftim për konsumatorët Gramsh dhe Elbasan
9-13 dhjetor 2025
Ju njoftojmë se, në datën 9 dhjetor 2025 nga ora 06:00 deri në orën 06:05, do të stakohet për 5 minuta Linja 35 kV 30-78 Mjekës – Banjë. Gjatë intervalit kohor të 5 minutave, do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në Nënstacionin Banjë, Impianti Fotovoltaik Lundrues dhe në disa zona të rrethit Gramsh :
Gostimë, Shtëpanjë, Lagjja Lenge, Lamcallarët, Klos, Floq, Banjë e Vjetër, Shushicë, Tregan, Blerimas, Kacivel, Bizhdan, Gjinar, Sterstan, Kaferr, Shënavlash, Valesh.
Njoftojmë se, në datën 9 dhjetor 2025 nga ora 06:00 deri në orën 06:05, do të kyçet Linja 35 kV 30 – 16 Radio – Gramsh. Si rrjedhojë, gjatë intervalit kohor të 5 minutave do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në Nënstacionet; Gramsh, Cërujë, në Hec-et; Sotiraj, Lenie, Mivas, Tervol, Kabash, Kërpicë, Strorë, Pisha, në Subjektin AL Mex Wood dhe në disa zona të rrethit Gramsh :
Çekin, Uzina Çekin, Lagjja Xhile Liçi, Lagjja 18 Gushti, Lagjja Holta, Lagjja Llapushaj, Konvikti, Lagjja e Oficerave, Trashovicë, Tunjë, Kushovë, Pishaj, Skënderbegas, Kodovjat, Ujësjellësi Shëmriz, Lagjja Sporti 1, 2, Lagjja Koçaj, Lagjja e Parkut, Kukur, Lenie, Cërujë, Qerret, Sult, Kukuçovë, Katërlis, Kutërqar, Dushan, Zgjup, Poroçan Strorë, Kotorr, Ranxhë, Katund, Lleshaj, Cingar, Kabash, Liras, Cacias, Tervol, Drizë, Gjergjovinë, Galigat, Bizhdan, Ujësjellësi Galigat.
Gjithashtu, ju njoftojmë se, në datat 9 – 13 dhjetor 2025 nga ora 08:00 deri në orën 17:00, do të stakohen dhe tokëzohen Kabinat; Bathes 2, Shirgjan 3, Llixhat 1, 2, 3, Tregan, Tudan, Trepsenisht të Linjës 10 kV e Fiderit Llixha 2 në Nënstacionin Mjekës. Gjatë kësaj periudhe kohore, do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona të rrethit Elbasan :
Bathes 2, Shirgjan 3, Llixha 1, 2, 3,Tregan, Tudan, Trepsenisht.
Ju falenderojmë për mirëkuptimin !
