Njoftim për konsumatorët Tiranë
21 janar 2026
Ju njoftojmë se, në datën 21 janar 2026 nga ora 09:00 deri në orën 13:00, në kuadër të punimeve të planifikuara për Linjën e re 110 kV Tirana3 – Selitë do të stakohet dhe tokëzohet Fideri 10 kV F34 në Nënstacionin Selitë. Gjatë kësaj periudhe kohore, do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në zonën Picallë të rrethit Tiranë.
Gjithashtu, ju njoftojmë se, në datën 21 janar 2026 nga ora 09:00 deri në orën 13:00, në kuadër të punimeve të planifikuara për Linjën e re 110 kV Tirana3-Selitë do të stakohet dhe tokëzohet Kabina 2 tek Xhim Begeja, i Fiderit 20 kV F333 në Nënstacionin Selitë. Si rrjedhojë, do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në zonën e rrugës Xhim Begeja të rrethit Tiranë.
Ju falenderojmë për mirëkuptimin !
