Njoftim për konsumatorët Elbasan
26-28 janar 2026
Ju njoftojmë se, si masë sigurie për punimet ndërtimore të Linjës 400 kV Fier – Elbasan – Bitola, shtrim përcjellësi dhe fibre optike OPGW në kampatat e shtyllave Nr. 195 – 183, në datat 26 – 28 janar 2026 nga ora 08:00 deri në orën 17:00, do të stakohet dhe tokëzohet Linja 10 kV, e Fiderit Shpati në Nënstacionin Mjekës. Gjatë kësaj periudhe kohore, do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona të rrethit Elbasan :
Gjinar, Zavalinë, Bodurr, Jeronishtë, Kamiçan, Lleshan, Pashtresh, Fushë Kuqe, Shelcan, Xibresh.
Ju falenderojmë për mirëkuptimin !
