Rinjoftim për përditësim date dhe orari për konsumatorët Tiranë
28–30 janar 2026
Ju njoftojmë se, si masë sigurie për kryerjen e punimeve në Linjën e re 110 kV Tirana 3 – Selitë, në datat 28 – 30 janar 2026 nga ora 08:00 deri në orën 13:00, do të stakohet dhe tokëzohet degëzimi Stërmas – Picallë – Vishnje i Linjës 10 kV të Fiderit E5 në Nënstacionin Farkë. Gjatë kësaj periudhe kohore, do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona të rrethit Tiranë :
Stërmas, Picallë, Vishnje.
Ju falenderojmë për mirëkuptimin !
