Skip to content

Forcimi i Bashkëpunimit me KfW për Zhvillimin e Projekteve Energjetike Rajonale

Operatori i Sistemit të Transmetimit zhvilloi një takim zyrtar me drejtuesit e KfW Development Bank për sektorin e energjisë në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi, gjatë të cilit u vlerësua bashkëpunimi i suksesshëm i deritanishëm dhe u diskutuan prioritetet strategjike të projekteve në vijim.

Në kuadër të këtij takimi u nënshkrua Marrëveshja Shtesë, e financuar nga Bashkimi Evropian përmes Western Balkans Investment Framework (WBIF), nëpërmjet KfW, për projektin e Linjës 400 kV të Interkonjeksionit Shqipëri – Maqedoni e Veriut.

Ky projekt do të kontribuojë në forcimin e kapaciteteve të transmetimit, rritjen e sigurisë energjetike dhe avancimin e integrimit të tregut rajonal të energjisë, duke mbështetur ndërtimin e një sistemi energjetik më të qëndrueshëm, efikas dhe të ndërlidhur në rajon.

Administratori i Operatorit të Sistemit të Transmetimit, z. Elisian Bici theksoi se vijimi i bashkëpunimit përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt konsolidimit të infrastrukturës energjetike dhe rritjes së rolit të vendit në tregun rajonal të energjisë, duke garantuar standarde më të larta sigurie dhe besueshmërie në furnizim.

 

Private guided trips Albania 2026 rent a car tirana real estate saranda taxi reykjavik day tours from tirana