Njoftim për konsumatorët Mirditë
Data 27 shkurt 2026
Njoftim për konsumatorët Mirditë
Në kuadër të eliminimit të pikave të dobëta të konstatuara me kamera termike të Linjës 110kV – 23 Rubik – Reps, ju njoftojmë se, në datën 27 shkurt 2026 do të ketë ndërprerje të shkurtra të energjisë elektrike, nga ora 08:00 deri në orën 08:05, si dhe nga ora 15:00 deri në orën 15:05, për stakimin e Linjës 110kV – 24/1 Reps – Hec Lumezi, kohë e domosdoshme për hapjen dhe mbylljen e thikave në Nënstacionin Reps.
Si rrjedhojë do të mbeten pa energji elektrike në harkun kohor 5 minuta, Nënstacioni Reps, Miniera e Spaç TETE Albania, Hec-i Zall Xhuxhë si edhe disa zona në rrethin Mirditë:
Fshatrat: Letaj, Qyteza Reps, Ish Komuna Fan, Shtrungaj, Nënshejt, Bisak, Klos, Katund i Ri, Konaj, Shëngjin, Petesh, Zall-Xhuxhë, Munell, Domgjon, Gjadër, Sander, Hebe, Thirr, Lugje, Lasht, Shkorret, Maja e Madhe, Plagez, Gurth Spaç, Ish Komuna Orosh, Kodër Rane, Kullaxhi, Blinisht, Shpal, Vau i Madh, Mashtërkor, Gryka e Oroshit, Bulshar, Ndërshenë.
Ju falenderojmë për mirëkuptimin!
