Njoftim për konsumatorët Kurbin dhe Lezhë
Data 5 mars 2026
Ju njoftojmë se, në datën 5 mars 2026 nga ora 08:00 deri në orën 16:00 do të stakohet dhe tokëzohet Linja 110Kv L110 – 36 Laç 1 – Fushë Kuqe. Si rrjedhojë do të mbeten pa energji elektrike gjatë kësaj kohe Nënstacionet Fushë Kuqe, Rrilë, Hidrovoret Drojë-Shellinze, Pompat e Ujësjellësit Fushë Kuqe, subjektet Vata Metal, Guxim Byberi si dhe disa zona në rrethin Kurbin:
Fushë Kuqe, Adriatik, Patok, Gorre, Gurrëz, Privatet Autostradë, Ujësjellësi Fushë – Kuqe.
Gjithashtu ju njoftojmë se do të mbeten pa energji elektrike gjatë kësaj kohe disa zona në rrethin Lezhë:
Rilë, Gryk Lumi, Shënkoll, Barbullojë, Tale, Burgu Shënkollë, Hidrovori.
Ju falenderojmë për mirëkuptimin!
