Njoftim për konsumatorët Kurbin dhe Lezhë
Data 12 mars 2026
Ju njoftojmë se, në datë 12 mars 2026, nga ora 08:00 deri në orën 12:00 do të stakohet dhe tokëzohet Linja 110 kV L110 – 36 Laç 1 – Fushë-Kuqe, si masë sigurie për kryerjen e punimeve për ndërtimin e bazamenteve të portaleve në Fushë-Kuqe. Si rrjedhojë, gjatë kësaj kohe do të mbeten pa energji elektrike Nënstacionet Fushë-Kuqe, Rrile, Hidrovoret Droje-Shellinzë, Pompat e Ujësjellësit Fushë-Kuqe, subjektet “Vata Metal”, “Guxim Byberi”, si edhe disa zona në rrethin Kurbin:
Fushë-Kuqe, Adriatik, Patok, Gorre, Gurëz, Privat Autostradë, Ujësjellësi Fushë-Kuqe.
Gjithashtu do të mbeten pa energji elektrike disa zona në rrethin Lezhë:
Rrile, Grykë Lumi, Shënkoll, Barbullojë, Tale, Burgu Shënkollë, Hidrovori.
