Njoftim për konsumatorët Durrës – Shijak
Datat 17-18 mars 2026
Në kuadër të punimeve të Linjës 110 kV Rrashbull – Sallmone (Sukth) – Gjiri i Lalzit, në datën 17 mars 2026, nga ora 09:00 deri në orën 15:00 do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona të rrethit Durrës – Shijak:
Shijak, 4 Rrugët, Sallmone, Fermë Sukth, Maminas, Marikaj, Shënavlash, Kompleksi Lura, Gjiri i Lalëzit, Pjezë, Rromanat, Hardhisht.
Gjithashtu, ju njoftojmë se, në datën 18 mars 2026 nga ora 09:00 deri në orën 15:00, do të stakohet dhe tokëzohet Linja 110 kV Rrashbull – Spitallë (Porto Romano 2). Si rrjedhojë, do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona të rrethit Durrës – Shijak :
Shënavlash, Vrine, Zona e Kënetës, Zona e Burgut, Porto Romano, Universiteti, Rruga Alëksandër Goga, Skolina i Kënetës, Tregu i Makinave, Zona Industriale e Spitallës, Qyteti Rinia, Zona e djathtë në hyrje të Durrësit ( ish këneta) deri tek Nënstacioni Spitallë, Ish-PTT Spitallë, Varrezat e Reja, Ish-Kimike dhe Zonat deri tek Hidrovori, ANOIL, Eropetrol, Intergaz, Serat, ADC, Zona Spitallë.
Ju faleminderit për mirëkuptimin !
