Njoftim për konsumatorët Tepelenë
Data 27 mars 2026
Ju njoftojmë se, në kuadër të stakimit të Zbarrave 110 kV të seksionit të I-rë në Nënstacionin Ballsh, me qëllim eliminimin e avarisë dhe mbylljen e harqeve në Linjën 110 kV-10/2 Memaliaj –Krahës – Ballsh, sot në datën 27 mars 2026 nga ora 15:00 deri në 18:00 do të kryhet stakimi dhe tokëzimi i Linjës 110 kV Memaliaj – Krahës – Ballsh.
Si rrjedhojë, gjatë këtij intervali kohor do të mbeten pa energji elektrike disa zona në rrethin e Tepelenës:
Toçi i Ri, Shehaj, Martalloz (Lab), Dhembëlan, Sinanaj, Matohasanaj, Mamugjinaj, Lulezim, Krahës 1, Krahës 2, Xhaxhaj, Levan, Bardhaj, Zhulaj, Allkomemaj, Kamçisht, Dorëz, Kalivaç, Leshnjë, Përparim, Toç, Koshtan, Canometaj, Zhapokikë, Iliras, Amanikaj.
Ju falenderojmë për mirëkuptimin!
