Njoftim për konsumatorët Vlorë
Data 15 prill 2026
Ju njoftojmë se, në kuadër të një remonti të planifikuar, në datën 15 prill 2026, nga ora 09:00 deri në orën 14:00, do të stakohet dhe tokëzohet Autotransformatori AT2 – 100 MVA 220/110/35 kV, si dhe Zbarrat 35 kV në Nënstacionin Babicë 220 kV.Si rrjedhojë, gjatë kësaj periudhe do të ketë ndërprerje të furnizimit me energji elektrike në disa zona të rrethit Vlorë:
Babicë, Risili, Çeprat, Bunavi, Kërkovë, Bestrovë, Xhyherinë, Ura e Shushicës, Inerte, Sherishtë, Drashovicë, Vodicë, Mavrovë, Lapardha, Mazhar, Llakatund, Armen, Picar, Babicë e Madhe dhe Babicë e Vogël.
Ju falenderojmë për mirëkuptimin!
