Njoftim për konsumatorët Librazhd
Data 25 -28 prill
Në kuadër të stakimit si masë sigurie të Linjës 400kV Elbasan 3 – Zemblak si dhe Elbasan 3 – Tirana 2, ju njoftojmë se në datat 25 – 28 prill 2026, nga ora 08:00 deri në orën 17:00, do të stakohet dhe tokëzohet Linja 10kV, e Fidrit F7 të Nënstacionit Kombinati i Drurit. Si rrjedhojë, do të mbeten pa energji elektrike gjatë kësaj kohe disa zona në rrethin Librazhd:
Shirgjan, Reparti Mjekës, Fshatrat Mjekës, Kryezjarr.
Ju falenderojmë për mirëkuptimin!
