Njoftim për konsumatorët Gramsh dhe Librazhd
Data 29 prill
Data 29 prill – 3 maj
Në kuadër të realizimit të punimeve në Linjat 400 kV Elbasan 3 – Zemblak dhe Elbasan 3 – Tirana 2, ju njoftojmë se si masë sigurie, në datën 29 prill 2026, nga ora 08:00 deri në 08:05, do të kryhet stakimi dhe tokëzimi i Linjës 35 kV L30–75 Elbasan 220 kV – Mjekës. Si rrjedhojë, do të mbeten pa energji elektrike gjatë këtij intervali kohor përreth 5 minuta disa zona të rrethit Gramsh:
Uzina Mjekës, Shirgjan, Gjergjan, Bathës, Kuqan, Llixha, Llixha, Pompa e Ujit Shirgjan, Tregan, Trepsenisht, Zavalinë, Bodur, Jeronisht, Kamiçan, Lleshan, Pashtresh, Fushë Kuqe, Shelcan, Xhibresh.
Gjithashtu, ju njoftojmë se në datat 29 prill deri në 3 maj 2026, nga ora 08:00 deri në 17:00, do të kryhet stakimi dhe tokëzimi i Linjës 10 kV të Fidrit F7 të Nënstacionit Kombinati i Drurit. Si rrjedhojë, gjatë kësaj kohe do të mbeten pa energji elektrike disa zona në rrethin Librazhd:
Shirgjan, Reparti Mjekës, Fshatrat Mjekës, Kryezjarr.
Ju falenderojmë për mirëkuptimin!
