Rinjoftim për konsumatorët Elbasan
Ju njoftojmë se, në datat 23 – 24/ 06/ 2025 nga ora 08:00 deri në orën 17:00, do të stakohen dhe tokëzohen Linjat 20 kV (dopjo qark), të Fiderave; 10, 11 në Tunelin Krrabë të Nënstacionit Kusarth. Gjatë kësaj periudhe kohore, do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në zonën e Tunelit Krrabë të rrethit Elbasan.
Njoftojmë se, në datat 23 – 24/ 06/ 2025 nga ora 08:00 deri në orën 17:00, do të stakohet dhe tokëzohet Kabina TU Kusarth 3, e Fidrit 13 të Nënstacionit Kusarth. Si rrjedhojë, do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në zonën Kusarth (pjesërisht) të rrethit Elbasan.
Gjithashtu, ju njoftojmë se, në datat 23 – 24/ 06/ 2025 nga ora 08:00 deri në orën 17:00, do të stakohet dhe tokëzohet Linja 35 kV, 30 – 25 Kombinat Druri – Fabrika e Çimentos. Gjatë kësaj periudhe kohore, do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona të rrethit Elbasan :
Bradashesh, Funar, Fabrika e Çimentos, Mollagjesh, Cërujë, Balëz, Bixellë, Krrabaj, Prece, Subjektet; Mobileri Ali Lamçe, Biznes Asfalt-Nyje Betoni, Guri Gëlqeror.
Ju falenderojmë për mirëkuptimin !
