Njoftim për konsumatorët Elbasan
17 korrik 2025
Ju njoftojmë se, në datën 17 korrik 2025 nga ora 04:00 deri në orën 14:00, do të stakohet dhe tokëzohet Linja 35 kV, 30 – 25 Kombinati i Drurit – Fabrika e Çimentos. Gjatë kësaj periudhe kohore, do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona të rrethit Elbasan :
Bradashesh, Funar, Fabrika e Çimentos, Mollagjesh, Cerujë, Balëz, Bixëlle, Krrabë, Prece, Subjektet; Mobileri, Ali Lamçe, Biznes Asfalt-Nyje Betoni, Guri Gëlqeror.
Njoftojmë se, në datën 17 korrik 2025 nga ora 04:00 deri në orën 14:00, do të stakohet dhe tokëzohet Linja 20 kV (dopjo qark), e Fiderave 10, 11 të Tunelit Krrabë, në Nënstacionin Kusarth. Si rrjedhojë, do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në zonën e Tunelit Krrabë të rrethit Elbasan.
Gjithashtu, ju njoftojmë se, në datën 17 korrik 2025 nga ora 04:00 deri në orën 14:00, do të stakohet dhe tokëzohet Kabina TU Kusarth 3 e Fiderit 13, në Nënstacionin Kusarth. Gjatë kësaj periudhe kohore, do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në zonën Kusarth (pjesërisht) të rrethit Elbasan.
Ju falenderojmë për mirëkuptimin !
