Njoftim për konsumatorët Elbasan dhe Gramsh
20 – 25 tetor 2025
Ju njoftojmë se, në datat 20 – 25 tetor 2025 nga ora 08:00 deri në orën 17:00, do të stakohet dhe tokëzohet Linja 110 kV 110 – 57 Cërrik – Hec-i Banjë. Gjatë kësaj periudhe kohore, do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në zonën Hec Banjë të rrethit Elbasan.
Njoftojmë se, në datën 20 tetor 2025 nga ora 06:00 deri në orën 07:00, do të stakohet dhe tokëzohet Linja 35 kV 30-16 Radio – Gramsh. Si rrjedhojë, do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në Nënstacionet; Gramsh, Cërunjë, në Hec-et; Sotiraj, Lenie, Mivas, Tervol, Kabash, Kerpicë, Strorë, Pisha, në Subjektin AL Mex Wood dhe në disa zona të rrethit Gramsh :
Çekin, Uzina Çekin, Lagjja Xhile Liçi, Lagjja 18 Gushti, Lagjja Holta, Lagjja Llapushaj, Konvikti, Lagjja e Oficerave, Trashovicë, Tunjë, Kushovë, Pishaj, Skënderbegas, Kodovjat, Ujësjellësi Shëmriz, Lagjja Sporti 1, 2, Lagjja Koçaj, Lagjja e Parkut, Kukur, Lenie, Cërunjë, Qerret, Sult, Kukuçovë, Katërlis, Kutërqar, Dushan, Zgjup, Poroçan Strorë, Kotorr, Ranxhë, Katund, Lleshaj, Cingar, Kabash, Liras, Cacias, Tervol, Drizë, Gjergjovinë, Galigat, Bizhdan, Ujësjellësi Galigat.
Gjithashtu, ju njoftojmë se, në datën 20 tetor 2025, nga ora 08:00 deri në orën 17:00, do të stakohet dhe tokëzohet Linja 10 kV e Fiderit Llixha në Nënstacionin Cërrik. Gjatë kësaj periudhe kohore, do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona të rrethit Elbasan :
Gjergjan, Jagodin, Muriqan, Thanë, Gjonme.
Ju falenderojmë për mirëkuptimin !
