Skip to content

Nënshkruhet Marrëveshja për hartimin e masterplanit

 

Ky projekt mundësohet nëpërmjet një granti prej 760.000 euro, investim i bankës gjermane KfW dhe do të përfshijë:

  1. Analizimin dhe vlerësimin e gjëndjes aktuale të rrjetit të transmetimit dhe të mënyrës së operimit.
  2. Parashikimet e ngarkesave, gjenerimit dhe transmetimit tranzit për një periudhë 15 vjecare.
  3. Ndërtimin e strategjisë së zhvillimit të rrjetit dhe parashikimin e financimeve të mundshme për optimizimin e tij.
  4. Asistencë në metodologjinë e përcaktimit të tarifës së transmetimit.

OST thekson se këto janë hapat e vërtetë që po ndërmerren për rinovimin dhe optimizimin e rrjetit të transmetimit. Ky projekt do t’i hapë rrugë një sërë projektesh dhe investimesh të tjera reale për të forcuar sistemin e transmetimit, rritur sigurinë e furnizimit dhe për të mundësuar integrimin e gjeneruesve të rinj në vendin tonë.