Investim i OST në vlerën 7,083,993 Euro i cili ka përfunduar në muajin Prill të vitit 2022
Ky projekt bëri të mundur ndërtimin e trakteve të reja 110 kV dhe 220 kV në N/S-in e Shumatit dhe të traktit të ri 220 kV në N/S-in e Komsisë, si edhe vendosjen e autotransformatorit të fuqisë në nënstacionin e Shumatit.
Projekti do të ketë impakt pozitiv në rritjen e sigurisë së rrjetit të transmetimit dhe përmirësimin e cilësisë së furnizimit me energji elektrike. Nënstacioni i ri mund të shërbejë në të ardhmen si pikë lidhje me vende të tjera të rajonit (Maqedonia e Veriut). Zonat që preken direkt nga ky investim janë Mat, Dibër,Bulqizë.